Ekip
18 nëntor 2021•Përditësim: 19 nëntor 2021
Qeveria spanjolle ndihmoi aktivistin kubanez Yunior Garcia të largohej nga vendi i tij dhe të udhëtonte në Spanjë, konfirmoi sot ministri i Presidencës dhe Marrëdhënieve me Gjykatat, Felix Bolanos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për transmetuesin spanjoll Onda Cero, Bolanos tha se Spanja e lehtësoi udhëtimin e tij në Spanjë "me dokumentacion", por shmangu të fliste më shumë për procesin.
"Ajo që bëmë ishte një mënyrë për të ndihmuar në garantimin se ky person nuk do të kishte vështirësi (në Kubë)", tha ai.
Garcia, një dramaturg dhe aktivist, ishte një nga organizatorët kryesorë të protestave antiqeveritare që pritej të mbaheshin të hënën.
Por, autoritetet kubaneze i kishin ndaluar protestat, duke thënë se organizatorët kanë lidhje të ngushta me qeverinë amerikane.
Të dielën, Garcia tha se rreth 200 policë rrethuan shtëpinë e vjehrrit të tij ku ai po qëndronte dhe ia ndërprenë internetin, siç bënë me disidentët e tjerë kryesorë. U arrestuan edhe disa aktivistë.
“Nuk isha i përgatitur të ishte kaq e vështirë. Më ndryshoi jetën. Kur me të vërtetë mendon se mund të gurëzonin shtëpinë ose të tërhiqnin ty dhe anëtarët e familjes tënde zvarrë poshtë shkallëve, kur përjeton gjëra që mund t'i krahasoj vetëm me fashizmin, fillon të ndjeshë zemërim”, tha Garcia në një intervistë në YouTube me regjisorin Ian Padron.
Izolimi i aktivistëve i kombinuar me praninë e madhe të policisë në rrugë shtypi me sukses protestat.
Garcia tha se vendosi të largohej vetë nga Kuba. Ai kishte kërkuar më parë një vizë turistike në Spanjë duke menduar se do të arrestohej.