Zehra Ulucak
17 Prill 2018•Përditësim: 18 Prill 2018
LONDËR (AA) – Rezultatet e një hulumtimi të ri tregojnë se 124 gjene kanë rol kyç në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson “Science Daily” shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e AND-së të më shumë se 300.000 personave me origjinë nga Evropa.
Të dhënat janë marrë nga disa organizata mes të cilave janë ato britanike Biobank, 23andMe dhe të tjera.
Hulumtimet paraprake vërtetuan më pak se 100 gjene që ndikojnë në pigmentimin e flokëve.
Tim Spector, nga Universiteti Kings College në Londër, tha se ky studim do të ketë rëndësi të madhe në mjekësi dhe biologji.
“Deri tani studim më i madh gjenetik mbi pigmentimin, do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të sëmundjeve si melanoma, formën agresive të kancerit të lëkurës”, tha Spector.
Studimi është publikuar në revistën ”Nature Genetics“.