Aslı Aral
05 Nëntor 2015•Përditësim: 06 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Qeveria e Britanisë së Madhe mbrëmë për shkaqe sigurie ka anuluar fluturimet nga destinacioni kryesor turistik egjiptian i Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh, ku aktualisht ndodhen rreth 20 mijë turistë britanikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme britanike ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se shpreson se anulimi i fluturimeve do të përfundojë që nesër. Me atë rast u njoftua që qeveria e kryeministrit David Cameron sot do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme.
Kreu i diplomacisë britanike, Philip Hammond ka deklaruar për BBC se sot në Sharm el-Sheikh është dashur të realizoheshin 19 fluturime të planifikuara, por se akoma është në fuqi ndalimi i mbrëmshëm i fluturimeve, gjë e cila shqetësoi turistët që ndodhen atje.
"Jemi në kontakt të rregullt me kompanitë ajrore dhe autoritetet egjiptiane dhe po bëjmë gjithçka në mënyrë që qytetarët tanë të kthehen të sigurtë në Britani të Madhe", porositi Hammond.
Në Sharm el-Sheikh tashmë ndodhet një delegacion ekspertësh dhe zyrtarësh britanik të cilët ndihmojnë në krijimin e sigurisë më të mirë në aeroport.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar dje se ekziston mundësia që fatkeqësia e fundit dhe rrëzimi i avionit rus të pasagjerëve në Gadishullin e Siniait u shkaktua nga sulmi me bombë dhe për këtë arsye ndaloi të gjitha fluturime në atë rajon.
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi qëndron në vizitë zyrtare në Londër, dhe siguria e hapësirës ajrore dhe fluturimet në Egjipt gjithsesi mund të jenë një nga temat e takimit të tij me kryeministrin britanik, Cameron.