Ekip
18 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
SEUL (AA) – Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut zbuloi të enjten se ushtria e saj do të mbajë stërvitje të madhe artilerike në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Karakterizohet si stërvitja më e madhe e këtij lloji deri më tani në Korenë e Jugut, ndërsa siç duket duhet të shërbejë si mesazh i qartë ndaj Koresë së Veriut në prag të përvjetorit të fillimi të tensioneve dhe shkëmbimit të zjarrit mes dy palëve.
Të shtunën mbushet një vjet kur artileria nga Veriu lëshoi granata të cilat qëlluan objektiva në afërsi të njësitit kufitar të Koresë së Jugut.
Stërvitja është caktuar për të enjten në orën 05.04 minuta sipas kohës lokale, ndërsa kjo është koha kur Seuli iu kundërpërgjigj vitin e kaluar sulmeve nga Veriu.