Ali H. M.Abo Rezeg
21 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
KHARTOUM (AA) - Grupet e opozitës sudaneze janë zotuar për të vazhduar protestat për dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir, ndërsa vazhdon zemërimi publik për shkak të problemeve ekonomike kronike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kauza jonë është e sinqertë dhe ne nuk do të humbasim shpresën edhe nëse protestat vazhdojnë me vite”, tha Shoqata Sudaneze e Profesionistëve (SPA) në llogarinë e saj në Facebook.
SPA bëri të ditur se ditën e nesërme protestuesit do të mbajnë dy tubime në distrkitin Haj Yousif në veri të qytetit Khartoum dhe në distriktin Ambeda në qytetin Ombdurman.
“E enjtja e ardhshme do të jetë një rrugë e re revolucionare, me pjesëmarrjen e të gjitha qyteteve dhe fshatrave në Sudan”, tha SPA.
Shoqata ka organizuar protesta kundër regjimit sudanez që nga dhjetori i kaluar për shkak të inflacionit të shfrenuar dhe rritjes së çmimeve, duke bërë thirrje dorëheqjen e presidentit al-Bashir.
Sipas deklaratave të qeverisë, që nga fillimi i protestave, më shumë se 20 persona janë vrarë në përplasjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Grupet e opozitës, nga ana e tyre, thonë se numri i të vdekurve është afër 40.
Në pushtet që nga viti 1989, al-Bashir ka premtuar se do të kryejë reforma urgjente ekonomike pas thirrjeve të vazhdueshme nga opozita për të vazhduar protestat.
Që nga shkëputja e Sudanit të Jugut në vitin 2011, Sudani, vend me 40 milionë banorë, ka luftuar për t’u rikthyer nga humbja e tre të katërtave të prodhimit të saj të naftës, që është burimi i saj kryesor i valutës së huaj.