Ekip
15 Gusht 2019•Përditësim: 15 Gusht 2019
Një grup rebelësh ka sulmuar akademinë ushtarake pranë Mandalay, qytetit të dytë më të madh në Mianmar, njoftoi ushtria, raporton Anadolu Agency (AA).
Akademia Teknologjike e Mbrojtjes (DSTA), e vendosur në Pyin Oo Lwin, një qytet kodrinor në rajonin Mandalay, u godit nga pesë predha artilerike herët në mëngjesin e djeshëm, tha zëdhënësi, Gjeneral Brigade Zaw Min Tun.
"Në këtë sulm u vra një civil dhe u plagos një ushtar në kompleksin e akademisë", konfirmoi ai përmes telefonit për AA.
Ai shtoi se pika e kontrollit ushtarak në Pyin Oo Lwin dhe baza ushtarake në Naung Cho në shtetin Shan u sulmuan gjithashtu nga një grup rebelësh të armatosur të paidentifikuar në mëngjesin e djeshëm.
Ai tha se sulmet ka gjasa të jenë si përgjigje të një sulmi të fundit ushtarak mbi fabrikat e drogës në shtetin Shan.
Disa media lokale raportojnë se sulmet u kryen nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare Ta’ang (TNLA), një anëtare e koalicionit ushtarak të Aleancës Veriore që përbëhet nga grupe etnike kryengritëse që ende angazhohet në konflikte të armatosura ushtarake në zonat kufitare.
AA nuk arriti të marrë prononcim nga TNLA-ja.