Adam Abu Bashal
09 Prill 2019•Përditësim: 10 Prill 2019
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga një sulm i armatosur në pjesët qendrore të shtetit të Afrikës perëndimore, Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat vendase, personat me uniforma ushtarake kanë hapur zjarr të rastësishëm në fshatin Ungwan Aku të shtetit Kaduna.
Në sulm kanë humbur jetën të paktën 20 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë. Banorët e vendit kanë braktisur shtëpitë e tyre nga frika.
Në shtetin e njëjtë gjatë muajit shkurt kishin humbur jetën të paktën 95 persona si pasojë e sulmeve të armatosura.