Ekip
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të dyfishtë të kryer në provincën Khyber Pakhtunkhawa, në veriperëndimim të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmues me motoçikletë në rajonin Dera Ismail Khan, kanë hapur zjarr mbi policinë në pikën e kontrollit. Në sulm kanë humbur jetën 2 policë, ndërsa disa prej tyre u plagosën.
Ndërsa kamikazi shpërtheu bombën mbi të pranë spitalit ku policët e plagosur ishin transferuar, si pasojë e së cilës humbën jetën 4 policë dhe 3 civilë.
Komisari i policisë, Saleem Riaz Khan, në deklaratën për gazetarët tha se kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësinë mbi sulmin e morri organizata e talebanëve të Pakistanit.
Dera Ismail Khan është një qytezë afër kufirit pakistanezo-afgan dhe shpesh herë është bastion i sulmeve të shpeshta terroriste që nga viti 2004.