Kasım İleri
21 Tetor 2021•Përditësim: 21 Tetor 2021
Një sulm me dron është kryer të mërkurën vonë në një bazë ushtarake amerikane pranë kufirit të Sirisë me Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA një zyrtar amerikan konfirmoi sulmin në bazën ushtarake Al-Tanf në provincën jugperëndimore Rif Dimashq të Sirisë, ku janë vendosur forcat amerikane, duke thënë se nuk kishte viktima në mesin e forcave amerikane.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) pritet të japë një deklaratë në lidhje me sulmin.