Sinan Doğan
16 Mars 2020•Përditësim: 18 Mars 2020
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 22 janë plagosur si pasojë sulmit të armatosur ndaj një bari në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në media meksikane, persona të paidentifikuar të armatosur kanë sulmuar një bar në qytetin Salamanca, në shtetin Guanajuato.
Në sulm kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë plagosur 22 të tjerë. Ka filluar hetim në lidhje me incidentin.