Aydoğan Kalabalık
04 Dhjetor 2015•Përditësim: 04 Dhjetor 2015
KAJRO (AA) - Njoftohet se nga një sulm me përzierje molotov ndaj një klubi nate në rajonin perëndimor Acuze të Kajros, kryeqytetit egjiptian kanë humbur jetën 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Egjiptit, ka patur tensione mes punonjësit të klubit të natës dhe një grupi të rinjsh. Nga zjarri si pasojë e sulmit me molotov të dy të rinjve kundër klubit të natës kanë humbur jetën 16 persona. Në deklaratë gjithashtu u theksua se është përcaktuar identiteti i sulmuesve, por ende nuk janë arrestuar
Në rrugën Harem të rajonit Acuze gjenden qindra klube nate dhe qendra argëtimi. Për shkak se dita e premte është festë zyrtare qendrat e argëtimit në vend qëndrojnë të hapura deri në mëngjes.