Mahmut Atanur
04 Dhjetor 2015•Përditësim: 05 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një rafineri nafte në Kinë, janë plagosur të paktën dy persona, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, në rajonin Çilihe të qytetit Lancou në shtetin Gansu të Kinës që ndodhet në pjesën veriperëndimore të vendit ka shpërthyer një zjarr në një refineri private nafte ku sipas informacioneve të para të paktën 2 persona janë plagosur.
Ekipet zjarrfikëse vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.