Recep Şakar
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
MELBOURNE (AA) - Në Melbourne të Australisë, një mashkull sulmoi fizikisht një femër muslimane dhe siç raportohet u përpoq t'i heqë me dhunë shaminë nga koka e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi e shfrytëzoi mundësinë për të goditur vajzën dy herë me grusht, teksa ajo po kthehej nga biblioteka e qytetit.
Nga ana tjetër, një i ri 16-vjeçar, gjithashtu musliman, tentoi të ndihmojë vajzën dhe më pas u kërcënua nga sulmuesi me armë të ftohtë. Vajza u dërgua në spital dhe siç mëson gazetari i AA, është në gjendje stabile.
"Jemi të vetëdijshëm se disa gra ndihen si të ishin të detyruara të ndërrojnë sjelljen kur dalin jashtë. Ky sulm do t'i kontribuojë frikës më të madhe", ka thënë Mariam Veiszadeh, themeluesja e Qendrës për Vëzhgimin e Islamofobisë në Australi dhe shtoi se babai i të riut i kishte thirrur për të raportuar rastin.