Murat Karadağ
31 dhjetor 2015•Përditësim: 01 janar 2016
MELBURN (AA) - Australia e ka festuar Vitin e Ri me fishekzjarre në qytetet të mëdha siç janë Melburn dhe Sidnej, raporton Anadolu Agency (AA).
Porti Sidnej i cili u transmetua drejtpërdrejtë nga shumë kanale televizive të botës, edhe këtë vit i tha "përshëndetje" pritjes së Vitit të Ri me fishekzjarre.
Shfaqja e fishekzjarreve e cila nisi në Urën Harbour të qytetit Sidnej, vazhduan ta ndriçojnë qiellin e qytetit së bashku me fishekzjarret nga Opera House, ndërtesat në port dhe vendet e ndryshme të qytetit.
Në festimet në Sidnej janë përdorur 7 ton fishekzjarre, që kushtuan 7 milionë dollarë. Këtë vit për herë të parë është bërë shfaqje speciale për vendasit e Australisë, për aborixhinët. Me perëndimin e diellit, Ura Harbour në Sidnej është stolisur me efekte speciale të ngjyrave të flamurit aborixhinez, ndërsa ura historike mahniti shikuesit me shfaqje të dritave.
Edhe qyteti tjetër i rëndësishëm i Australisë, Melburn festoi ndërrimin e motmoteve me shfaqje madhështore të fishekzjarreve.
Në Melburn mijëra qytetarë u grumbulluan në qendrën e qytetit. Me shkrepjen e 10 ton fishekzjarreve nga 4 qendra kryesore qielli i qytetit në Melburn u shndërrua në skenë shumëngjyrshe. Edhe për familjet me fëmijë në dy lokacione të mëdha të qytetit në orën 21.30 me kohën lokale u organizuan festime të vogla dhe shafqje të fishekzjarreve.
Mirëpo, në shumë pjesë rurale të shtetit Viktoria u pezulluan festimet për shkak të motit të nxehtë ku temperatuart arritë në 40 gradë celsius.
Për shkak të kushteve të motit të nxehtë në të gjithë vendin, konsumimi i tepërt i alkoolit në festime dhe sulmet e mundshme terroriste policia e shtetit dhe policia federale morën masa të rrepta të sigurisë.