Recep Şakar
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
MELBOURNE (AA) - Mijëra presona në Australi u mblodhën për të protestuar që të mbylljen qendrat e paraburgimit ku mbahen refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi një iranian i vuri zjarrin vetes për shkak të kushteve të këqija në kampin e refugjatëve në vend mbahen protesta për mbylljen e këtyre kampeve.
Mijëra australianë që kanë marrë pjesë në protestat e mbajtura nga mbrojtësit e të drejtave të refugjatëve në qytetet Canberra, Sydney, Perth, Brisbane Adelaide dhe Melbourne, ku kanë mbajtur në duar pankarta që kritikojnë politikat e qeverisë për refugjatët.
Në fjalimet e mbajtura në protestën në Melbourne u theksua se refugjatët e mbajtur në qendrat e paraburgimit Manus dhe Nauru janë të detyruar të jetojnë në kushte më të këqija se në vendet që ata kanë braktisur për të shpëtuar jetët e tyre.
- "Ne injorojmë njerëzit në situata të vështira"-
Kreu i Partisë së Gjelbër, senatori Richard Di Natale, i cili mbështet këto protesta në Australi ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë për refugjatët. Ai i ka fajësuar qeverinë se po injorojnë njerëzit në situata të vështira. "Nuk iu kthejmë shpinën vetëm njerëzve të pafajshëm, por iu kthejmë shpinën njerëzve që shumica prej tyre janë torturuar, disa prej tyre janë përdhunuar, disa janë njerëz që kanë parë vrasjen e familjeve të tyre, por më e keqja është se ne kemi një politikë migracioni të bazuar në ndryshueshmëri", u shpreh senatori Natale.