Emel Öz Gözellik
19 Gusht 2017•Përditësim: 20 Gusht 2017
KISSIMMEE (AA) – Në sulmet e realizuara në qytetet Kissimmee dhe Jacksonville të shtetit Florida të SHBA-ve, 1 polic ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Policisë, Jeff O'Dell, në një deklaratë thotë se zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë një operacioni në Kissimmee dhe se si pasojë e këtij sulmi njëri ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur rëndë.
Ndërkaq O’Dell bën të ditur se edhe 2 policë janë plagosur në një sulm tjetër të armatosur në qytetin Jacksonville. Ai njofton se lidhur me sulmet janë ndaluar 3 persona dhe që një tjetër është duke u kërkuar.