Ekip
19 Gusht 2017•Përditësim: 19 Gusht 2017
BARCELONË (AA) – Përfaqësuesit e qeverive spanjolle dhe katalane u takuan për të përcaktuar nivelin e kërcënimeve terroriste në vend dhe në rajonin autonom të Katalonjës, pas sulmit në enjten në Barcelonë dhe qytetin jugor bregdetar Cambrils, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmit pasditen e të enjtes dhe të premten herët në mëngjes, ku humbën jetën 14 persona dhe mbi njëqind u plagosën, Spanja ka rritur në katër nivelin e kërcënimit, në shkallën prej pesë-nivelesh, që paraqet nivelin e vendosjes së ushtrisë.
Një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmit terrorist në Spanjë
Gjatë sulmit në Barcelonë janë plagosur 26 shtetas të Francës
Autoritetet thonë se sulmet ishin akt i një celule të madhe terroriste dhe ata për kohë të gjatë kanë planifikuar sulmin në një shtëpi në Alcanar, 200 kilometra nga Barcelona.
Zyrtari i policisë së Katalonjës, Josep Lluis Trapero, tha të shtunën se është e qartë se shpërthimi i rastësishëm i butanit në shtëpi, ku humbi jetën një person, ka penguar të dyshuarit të kryejnë sulme shumë më vdekjeprurëse. Shpërthimi ndodhi të mërkurën.