Erbil Başay
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) - Policia gjermane është vënë në kërkim të një të riu me origjinë nga Tunizia i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat gjermane kanë raportuar se në kamion janë gjetur dokumentet e të dyshuarit të mundshëm, të lëshuar në emër të Anis A., i lindur në vitin 1992.
Në lajme theksohet se në kamionin me të cilin u krye sulmi në treg, janë gjetur dokumentet e të dyshuarit të mundshëm të lëshuara në Kleve të North Rhine-Westphalia në emër të Anis A.
Më tej shtohet se i dyshuari ka përdorur emra të ndryshëm.
Nga sulmi i kryer të hënën, jetën e humbën 12 persona dhe 48 të tjerë u plagosën, prej të cilëve 18 përfunduan me plagë të rënda.
Menjëherë pasi kamioni ndaloi nga turma e shtypur, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për kamionin me targa polake. Në vendin e bashkë-shoferit u gjet një trup i pajetë i një personi, poashtu nga Polonia.
Menjëherë pas sulmit u arrestua një pakistanez, por të martën u lirua në mungesë provash.