Bayram Altuğ
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
GJENEVË (AA) - Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror i kryer ndaj anijes me emigrantë somalezë në brigjet e Detit të Kuq në Jemen, ka konfirmuar zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Joel Millman, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij, në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Millman, tha se sulmi ka ndodhur mbrëmë dhe se është kryer me ndihmën e helikopterëve.
Millman, tha se anija ishte plot me emigrantë somalezë të cilët janë përpjekur të mbërrijnë në Sudan. Sipas informacioneve të mëparshme, jetën e kanë humbur 31 persona.
Të plagosurit janë shtruar në spital, ku 24 persona në mesin e tyre janë në gjendje të rëndë.