Muhammet Nazım Taşçı
21 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, sërish është ngritur në nivele të rrezikshmërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se indeksi i cilësisë së ajrit në disa zona të kryeqytetit ka shkuar në mbi 400.
Gjersa rastet e djegies së kashtës janë rritur në rajonet përreth, tymi i ndotur është bartur në kryeqytet nga erërat.
Nivele alarmante të ndotjes janë regjistruar në zonat Gaziabad, Noida dhe Greater Noida të qytetit.
Sipas Sistemit të Cilësisë, Parashikimit dhe Vrojtimit të Ajrit (SAFAR), niveli i rrezikshëm i ndotjes do të vazhdojë në kryeqytet gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ekspertët theksojnë se lagështia e lartë dhe erërat e qeta pengojnë shpërndarjen e grimcave të ndotura në ajër.
Emetimet në New Dehli që ndodhin nga djegia e kashtës për shkak të aktiviteteve bujqësore në këtë periudhë të vitit, si dhe tymi dhe aktivitetet industriale, shkaktojnë që ndotja e ajrit në qytet të ngritet në nivele shumë të larta.
Për shkak të ndotjes së ajrit në New Delhi, më parë arsimi ishte ndërprerë më 1-5 nëntor, ndërsa nxënësve u ishin shpërndarë maska.
Sipas të dhënave që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka publikuar vitin e kaluar, dhjetë qytetet me ajrin më të ndotur në botë gjenden në Indi.