Amina Zorniç
15 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
BANGKOK (AA) - Pasi të enjten ndërroi jetë Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej, populli mban zi, ndërsa qeveria pretendon se nga raftet janë duke mbaruar rrobat e zeza, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas vdekjes së Adulyade, i cili kaloi shtatë dekada në pushtet, për të mbajnë zi 67 milionë qytetarë të Tajlandës.
Sipas gazetës britanike "The Guardian", me rastin e vdekjes së mbretit, i cili konsiderohet si monarku me sundimin më të gjatë në botë, në Tajlandë janë anuluar aktivitete të shumta dhe programe televizive.
Me rastin e kërkesës në rritje për rroba të zeza, është prononcuar edhe Ministria e Tregtisë e cila ka theksuar se është duke bashkëpunuar me prodhuesit për të furnizuar popullatën me veshje.