Zehra Nur Düz
02 Janar 2020•Përditësim: 03 Janar 2020
Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Tajvanit ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të forcave ajrore pranë kryeqytetit Taipei, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Shen Yi-ming dhe Komandanti i Forcave Ajrore Hsiung Hou-chi ishin në mesin e tetë personave që humbën jetën në aksident, njoftoi agjencia e lajmeve "Focus Tajvan", duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Helikopteri po fluturonte nga Taipei, kryeqyteti i Tajvanit, në qarkun verilindor Yilan për një aktivitet të Vitit të Ri kur u rrëzua në male afër kryeqytetit.
Siç raportohet, rrëzimit i kanë mbijetuar pesë persona.