Amina Zorniç
09 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Shtatëmbëdhjetë-vjeçarja Meadow Walker, e bija e aktorit të ndjerë amerikan Paul Walker arriti marrëveshje prej 10 milionë dollarësh amerikanë si kompensim, që duhet të paguhen nga pasuria e personit i cili po ngiste makinën në të cilën humbi jetën babai i saj tre vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA ).
Ylli i filmit "Fast and Furious", Walker humbi jetën në moshën 41-vjeçare, kur me makinën e tij Porsche GT u përplas në një shtyllë u shpall i vdekur në vendin e aksidentit.
Në dokumentet e policisë theksohet se rripi i sigurisë, nga goditja e fortë i kishte thyer brinjtë dhe legenin e trupit, pas së cilës kishte vdekur para se makina të përfshihej nga zjarri. Pas timonit atëherë ishte miku i Walker-it, Roger Rodas i cili gjithashtu vdiq.