Mohamad Misto,Ayşe Aktaş
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
HASEKE (AA) – Pjesëtarët e organizatës terroriste PYD, degë e PKK-së në territorin e Sirisë, kanë rrëmbyer gjashtë vajza të moshës 12 vjeçare për të luftuar në radhët e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëruan burimet lokale, terroristët rrëmbyen disa fëmijë në Kamisli, të cilët u dërguan 60 kilometra larg kampit ushtarak në Tel Berrak.
Po ashtu mësohet se një fëmijë është rrëmbyer në Kork, jo shumë larg Kobanit, ndërsa tre fëmijët e tjerë u rrëmbyen para shkollës në fshatin me emrin Berhati.
Kujtojmë se Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportet më 18 janar dhe 15 mars ka bërë të ditur se PYD-ja në rajonet që i kontrollojnë dhunshëm armatosin civilët, ku nuk kursehen as fëmijët.