Ömer Musa Targal
05 Shkurt 2016•Përditësim: 06 Shkurt 2016
KITO (AA) - Doç. Dr. Mehmet Özkan, koordinatori i zyrës rajonale të Kolumbisë i cili ndjek projektet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Amerikën Latine ka deklaruar se TIKA thellon praninë e Turqisë në Amerikën Latine, raporton Anadolu Agency (AA).
Özkan i cili ndodhet në kryeqytetin e Ekuadorit në Kito bashkë me delegacionin i cili shoqëron presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan gjatë takimeve në Amerikën Latine, ka bërë disa vlerësime për gazetarin e AA-së.
Ai duke e cilësuar Amerikën Latinë si një zonë ku politika e jashtme turke ka nisur zgjerimin, por për të cilën nuk ka një thellim të saj, u shpreh se pas vizitës vitin e kaluar në Kolumbi dhe Kubë të presidentit Erdoğan marrëdhëniet mes rajonit dhe Turqisë kanë fituar një stad të ri.
"Bashkë me vizitat e presidentit Erdoğan në Kili, Peru dhe Ekuador marrëdhëniet në kuptimin institucional Turqi-Amerikë Latine kanë nisur një rrënjëzim" ka shprehur Özkan.
- TIKA, rrit bashkëpunimin institucional në Amerikën Latine-
Özkan ka rikujtuar se në turneun e fundit të Erdoğan në Amerikën Jugore, TIKA ka nënshkruar protokolle të bashkëpunimit me agjencitë zyrtare të zhvillimit të Kilit, Perusë dhe Ekuadorit dhe ai shprehet se: "TIKA edhe më parë ka nënshkruar protokolle të bashkëpunimit me vendet kyçe të kontinentit si Meksikën dhe Kolumbinë. Bashkë me vizitën e fundit rrjeti i komunikimit dhe ndërveprimit të TIKA-s në kontinent është thelluar edhe më tepër. Këto protokolle të cilët kanë formuar infrastrukturën ligjore në të njëjtën kohë vendosin se në cilët fusha mund të kryhen bashkëpunimet në vijim".
Ai ndër të tjera ka vënë në dukje se këto protokolle do të hapin rrugën për të kryer projekte të përbashkëta me vendet e treta të cilat janë në një orientim të ri të zhvillimit.
- TIKA, udhëheqëse e zgjerimit të Amerikës Latine-
Ndër të tjera Özkan ka rikujtuar se në Turqi viti 2016 është shpallur "Viti i Amerikës Latine dhe i Karaibeve" dhe në këtë mënyrë ndaj rajonit ka nisur një politikë shumë dimensionale, ka shtuar më tej se TIKA e cila hapi dy zyra të ndara rajonale kryesisht në Kolumbi dhe Meksikë, u bë udhëheqëse e zgjerimit në Amerikën Latine.
"Turqia, edhe pse është e gatshme për të punuar në shumë fusha në Amerikën Latine, mund të thuhet se ajo për momentin aktualisht ka përqendruar projektet e saj në disa fusha. Krahas mbështetjeve kundrejt muslimanëve në Amerikën Latine, projekteve për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe përpjekjeve për të formësuar dinamikën sociale pas konfliktit ajo kryeson edhe me projekte në arsim dhe në shëndetësi"- u shpreh Özkan.
Mehmet Özkan ka rikujtuar ndër të tjera se në vitin 2010 TIKA ka restauruar kullën historike të Sahatit e cila njihet edhe si "Sahati Osman" i cili është ndërtuar në vitin 1910 në kryeqytetin Meksiko në Meksikë.
Duke theksuar se TIKA krahas këtyre shembujve është përqendruar më shumë në projektet zhvilluese me qendër njerëzit, Özkan ka vazhduar më tej: "Në shkollat të cilat nuk kishin energji elektrike në rajonin Caqueta të Kolumbisë kemi realizuar projektin e paneleve diellore për të siguruar energji. Në këtë mënyrë edhe eliminuam problemin e energjinë elektrike për këto shkolla, por edhe Ministria kolumbiane e Informacionit ofroi internet falas për këto shkolla. Projektet të cilat ndikojnë drejtpërdrejti në jetën e njerëzve kujdesemi që ti kryejmë vetë ose në lidhje me autoritetet zyrtare të vendit”.
- "Ne duam që të punojmë ngushtë me biznesin turk në Amerikën Latine"-
Özkan ka vënë në dukje se një qasje tjetër e TIKA-s në kontinent është që të punojë ngushtë me botën e biznesit turk dhe ka theksuar se këto bashkëpunime kryesisht në pozita gjeografike të largëta si Amerika Latine janë edhe më të rëndësishme për vazhdimësinë e politikës së Turqisë.
Ndër të tjera ai ka vënë në dukje se në mënyrë për të hapur rrugën e botës së biznesit me anë të TIKA-s mund të jepet mbështetje ndaj projekteve sociale në rajonet ku biznesmenët turq kryejnë investime.
Özkan ka theksuar gjithashtu se projekte të tilla sociale nën partneritetin e TIKA-s dhe botës së biznesit edhe ndryshojnë në një mënyrë pozitive pikëpamjen e popullatës lokale kundrejt Turqisë, por edhe hapin rrugën që institucionet nga Turqia të veprojnë me një strategji të përbashkët.
- "Institucionet turke duhet të jenë më aktive në Amerikën Latine"-
Duke u shprehur se marrëdhëniet e Turqisë dhe Amerikës Latine kanë hyrë në një trend të ri Özkan tha se: "Shpresojmë që këto vizita të mos mbesin të kufizuara vetëm të presidentit, por duke u kryer vizita në rajon në periudha të ndryshme në nivel të mesëm dhe të lartë të përgatitet më shumë infrasturkturë për vizitën e ardhshme të presidentit". Në këtë kontekst "institucionet të cilat në kuptim ndërkombëtarë janë tregues i fuqisë së butë të Turqisë, duhet të jenë më të dukshme në Amerikën Latine" ka shtuar në fjalën e tij Özkan.