Zehra Ulucak
05 Maj 2017•Përditësim: 06 Maj 2017
SEUL (AA) - Koreja e Veriut ka pretenduar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) dhe shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut kanë bërë një plan për atentat kundër liderit të vendit, Kim Jong-un raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, në një lajm të publikuar të cilin e bazon mbi informacionet e Ministrisë së Sigurisë ka pretenduar se shërbimet inteligjente të CIA-s dhe Koresë së Jugut kanë siguruar para dhe pajisje të komunikimit satelitor për një nënshtetas të Koresë së Veriut për të kryer një sulm ndaj liderit Kim, duke përdorur substanca biokimike.
Në lajm pretendohet se CIA dhe shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut kanë bërë një plan për të vrarë me helm biokimik i cili tregon efektin 6 deri në 12 muaj, liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë pjesëmarrjeje në një ceremoni.
Gjithashtu në lajmin ku mbrohet ideja se plani i atentatit që përfshin "substanca radioaktive dhe substanca biokimike me produkte helmuese nano", theksohet se komploti është "zbuluar në një kohë të afërt dhe se është eliminuar."
Ndër të tjera në lajmin ku vihet theksi se Korja e Veriut do të kundërpërgjigjet "për të eliminuar shërbimet inteligjente të SHBA-ve dhe të Koresë së Jugut", thuhet se "terroristët e kapur do të eliminohen pa mëshirë".