Zeynep Tüfekçi
30 Shtator 2017•Përditësim: 01 Tetor 2017
TRIPOLI (AA) – Të paktën 26 persona e kanë humbur jetën, kurse 170 të tjerë janë plagosur në incidentet e dhunshme të cilat po vazhdojnë nga 17 shtatori e deri më tani në qytetin Sabrata të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në rrjetet sociale të kryetarit të ekipit të dërguar në vendin e ngjarjes nga Ministria e Shëndetësisë, Serrac Recep es-Suri thuhet se që nga 17 shtatori e deri më tani kanë humbur jetën 26 persona ndërsa 170 të tjerë janë plagosur.
Suri njoftoi se ekipi e dërguar nga ministria është duke i përmbushur nevojat urgjente shëndetësore të qytetarëve dhe po punon për transferimin e të plagosurve nëpër spitale.
Në Sabrata përleshjet mes njësisë së operacioneve dhe grupeve të armatosura filluan pasi që në një pikë kontrolli të Njësisë për operacione të luftës kundër DEASH-it dhe të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Sabrata (UMH), shoferi i një automjeti nuk e kishte respektuar paralajmërmin për t'u ndalur ku si pasojë ishte hapur zjarr ndaj automjetit.
Më pas u kuptua se të vrarët janë nga Njësia e Këshillit Ushtarak në qytet me ç'rast u arrit marrëveshja që përleshjet të cilat vazhduan për pesë ditë të ndalen më 22 shtator.
Gjithashtu edhe Ministria e Mborjtjes, e cila është në kuadër të UMH-së u bëri thirrje palëve për armëpushim.