Servet Günerigök
11 shtator 2020•Përditësim: 11 shtator 2020
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të niset sonte për në Doha, Katar, për të filluar bisedimet paqësore ndër-afgane, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kam marrë një raport këtë mëngjes se nuk ka asnjë të vrarë në Afganistan që nga fillimi i shkurtit. Nuk ka pasur vdekje, probleme dhe po bëhet shumë përparim", tha Trump para përfaqësuesve të mediave në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se SHBA do të zvogëlojë numrin e trupave në Afganistan në 4.000 "brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe" dhe në Irak numri do të ulet në 2.000.
"Bisedimet janë një rezultat i përpjekjeve të guximshme diplomatike nga një pjesë e administratës sime në muajt dhe vitet e fundit. SHBA do të luaj një rol të rëndësishëm në afrimin e palëve së bashku për t'i dhënë fund luftës së gjatë dekadëshe", shtoi ai.