Ekip
27 Korrik 2020•Përditësim: 28 Korrik 2020
Lëvizja Ennahda e Tunizisë sot i bëri thirrje të nominuarit për kryeministër, Hichem Mechichi, të formojë një qeveri të unitetit kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ennahda i uron suksese Mechichi-t në misionin e tij", tha një burim pranë zyrës ekzekutive të lëvizjes për AA.
Burimi tha se Ennahda dëshiron të "formojë një qeveri të unitetit politik kombëtar" që përmbush aspiratat e popullit tunizian.
Lëvizja Ennahda, blloku më i madh në parlament me 54 vende nga gjithsej 217, ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare.
Të shtunën, presidenti tunizian Kais Saied emëroi Hichem Mechichi-t, ish-ministër i brendshëm, për të formuar qeverinë pas dorëheqjes së Elyes Fakhfakh, i cili dha dorëheqje më 15 korrik pasi mbi 100 ligjvënës nxitën një votë mosbesimi ndaj tij shkaku i dyshimeve për korrupsionin dhe konflikt të interesit.