Handan Kazancı
21 Prill 2017•Përditësim: 22 Prill 2017
STAMBOLL (AA) – Foshnja e lindur në muajin prill gjatë një fluturimi të Turskih Airlines, do të ketë ndihmën e kompanisë ajrore turke në të ardhmen, deklaroi presidenti i kompanisë Ilker Ayci, raporton Anadolu Agency (AA).
Ayci tha se vajza e lindur gjatë fluturimit nga Guinea për në Turqi, do të marrë ndihmën e kompanisë gjatë tërë periudhës së shkollimit të saj. "Kompania jonë do të dëshironte ta shoh atë një ditë si pjesë e personelit të Turkish Airlines", tha Ayci.
Më herët gjatë këtij muaji, Diaby Nafi, me shtetësi franceze dhe Guinesë, lindi një vajzë në kohën kur aeroplani ishte në ajër.
Me ndihmën e personelit të aeroplanit, i cili është trajnuar për situata të paparashikuara, Nafi lindi në një lartësi mbidetare prej 13.000 metra.
Vajzës i është vendosur emri Kadia, ndërsa Ayci theksoi se është i lumtur nga fakti se nëna dhe foshnja janë mirë.