Kenan Irtak
24 Janar 2026•Përditësim: 26 Janar 2026
Turkish Airlines (THY) ka rifilluar fluturimet drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimit e THY-së, fluturimet drejt Tiranës do të kryhen shtatë herë në javë.
Fluturimet që nisen nga Aeroporti i Stambollit do të lidhin Tiranën me rrjetin global të fluturimeve të THY-së, duke u ofruar pasagjerëve mundësi udhëtimi të rehatshëm dhe lidhje të pandërprera drejt vendeve të ndryshme të botës përmes Turqisë.