Murat Temizer
11 Nëntor 2021•Përditësim: 11 Nëntor 2021
Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës u rritën me 41 për qind në periudhën janar-shtator të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 77.9 miliardë dollarë, njofton Shërbimi Federal i Doganave Ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vëllimi i eksportit të naftës është ulur me 5.8 për qind në 171.3 milionë tonë në nëntë muajt e parë të vitit krahasuar me një vit më parë.
Për shkak të rritjes së çmimeve të naftës gjatë kësaj periudhe, të ardhurat e eksportit të naftës të Rusisë u rritën me 41 për qind, duke arritur në 77.9 miliardë dollarë.
Eksportet e naftës dhe gazit natyror përbëjnë rreth 40 për qind të buxhetit federal në Rusi.
Të ardhurat nga eksporti i gazit natyror të kompanisë ruse të energjisë Gazprom u rritën me 99.2 për qind dhe arritën në 33.2 miliardë dollarë në periudhën janar-shtator të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vëllimi i eksportit të gazit natyror të Gazprom përmes tubacioneve u rrit me 9.5 për qind në 156.8 miliardë metra kub në nëntë muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Çmimi i eksportit të kompanisë për 1.000 metra kub gaz natyror u rrit në bazë mujore me 9.2 për qind në 308 dollarë në shtator. Kjo tejkalon shumë atë që analistët supozojnë se është kostoja më e mirë për eksportet e gazit natyror midis 90 dhe 100 dollarë.