Merve Aydoğan
10 Gusht 2018•Përditësim: 11 Gusht 2018
ANKARA (AA) – Së paku katër persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave në New Brunswick në lindje të Kanadasë, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të shtënat ndodhën në pjesën rezidenciale të New Brunswick, ndërsa policia u bëri thirrje banorëve të kësaj pjese të qytetit që të mbesin në shtëpi dhe të evitojnë lëvizjen në rrugët e afërta me vendin ku ndodhi incidenti.
“Gjatë të shtënave kanë humbur jetën së paku katër persona. Më shumë informacione do të publikohen pasi të mund t’i konfirmojmë”, bëri të ditur policia në Twitter.
Sipas raportimeve të mediave lokale, shumë policë, zjarrfikës dhe autoambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes.