Ekip
21 Shkurt 2019•Përditësim: 22 Shkurt 2019
TOKYO (AA) - Një tërmet i fortë ka goditur ishullin verior të Japonisë, Hokkaido, por nuk ka njoftime për të lënduar apo dëmtime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti lëkundi një zonë të gjerë të pjesës jugperëndimore në Hokkaido.
Agjencia japoneze e Meteorologjisë theksoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 30 kilometrash dhe me magnitudë paraprake prej 5.7 ballë. Më tej thuhet se nuk pritet ndonjë cunami.
Transmetuesi publik NHK paralajmëroi për rrëshqitje të dheut. Ai tha se centralet bërthamore në zonë janë kontrolluar, por nuk u raportuan asnjë numërim jonormal të rrezatimit.