Riyaz Khaliq Khaliq
16 Shtator 2021•Përditësim: 16 Shtator 2021
Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë u lënduan kur një tërmet sot herët në mëngjes goditi Kinën, duke shkaktuar alarmin e nivelit të dytë në rajonin e prekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë për agjencinë e lajmeve Xinhua tha se një tërmet me magnitudë prej 6,0 ballë goditi qarkun Luxian të qytetit Luzhou në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.
Qarku Luksian u godit nga tërmeti në një thellësi prej 10 kilometrash.
Kina ka një sistem reagimi emergjent ndaj tërmeteve me katër nivele.
Autoritetet e qarkut Luzhou kanë mobilizuar gati 3.000 njerëz për operacionet e ndihmës dhe shpëtimit pasi njerëzit e prekur po zhvendosen në vende më të sigurta.