Ali Cura
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
KIEV (AA) - Ministrja e Financave të Ukrainës Natalia Yaresko njoftoi se bisedimet në lidhje me rishqyrtimin e borxhit në vlerë prej 3 miliardë dollarësh ndaj Rusisë do të vazhdojnë në janar të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Yaresko në konferencën për mediat shtyp foli mbi çështjen e rishqyrtimit të borxhit prej 3 miliardë dollarësh ndaj Rusisë. Ajo tha se dialogu është inicuar nga ana e Gjermanisë dhe se do të vazhdojë dialogu me Rusinë për rishqyrtimin e borxhit.
Ministrja ukrainase shtoi se buxheti për vitin 2016 i miratuar në parlament është pjesë e kushtit për lirimin e këstit të kredisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Por kjo, siç tha Yaresko, nuk do të thotë qind përqind garanci duke kujtuar se janë bërë disa ndryshime gjatë diskutimit të ligjit për buxhetin.