Moustafa Maged Haboosh,Ali Semerci
23 Nëntor 2018•Përditësim: 24 Nëntor 2018
GAZA (AA) – Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, janë plagosur 14 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se 14 persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës.
Në deklaratë nuk janë dhënë informacione të detajuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
“Banorët e Gazës të vendosur për thyerjen e rrethimit”
Lëvizja palestineze Hamas ka publikuar një deklaratë me shkrim në lidhje me protestat.
Në deklaratë është vënë theksi te këmbëngulja e banorëve të Gazës për të marrë pjesë në këto protesta. “Pjesëmarrja e qytetarëve në protesta, tregon vendosmërinë për arritjen e qëllimeve të 'Marshit të Kthimit të Madh' duke filluar nga thyerja e rrethimit”.
Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton "Marshi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".
Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani, janë martirizuar më shumë se 220 palestinezë.