Ruslan Rehimov
22 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot të Armenisë në vijin e frontit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, thuhet se bëhet fjalë për një dron të tipit "X-55", i cili ka kryer fluturim zbulimi mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të fshatit Agdam të rajonit Tovuz.
Ministria ka publikuar edhe fotografitë e dronit të rrëzuar.
Ushtria e Azerbajxhanit dje rrëzoi dy dronë të Armenisë.
Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me zjarr artilerie drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, duke u tërhequr pas pësimit të humbjeve si rezultat i kundërpërgjigjes nga ushtria azerbajxhanase.
Nga ushtria e Azerbjaxhanit jetën humbën katër ushtarë, ndërsa katër të tjerë u plagosën.
Ndërkaq, në përleshjet që vazhduan në ditët në vijim, jetën humbën tetë ushtarë azerbajxhanas.