Mahmoud Barakat
24 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
ANBAR (AA) – Dhjetë civilë u vranë të martën kur ushtria e Irakut bashkë me aleatët e saj granatuan disa pozicione në qytetin e Falluxhës i cili mbahet në kontroll nga DAESH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i një fisi lokal tha se vdekjet kanë ardhur si rezultat i sulmit të intensifikuar.
"Shumë pjesë të Falluxhës u përballën me një sulm të ashpër të martën nga ana e ushtrisë dhe forcave Hashd al-Shaabi (milicët Shia) të cilët kanë shkrepur rreth 60 granata në qytet", deklaroi për Anadolu Agency, kreu i fisit lokal Sheikh Majid al-Jerisi.
Sipas tij, në mesin e të vrarëve janë pesë fëmijë dhe tre gra, ndërsa një numër i konsiderueshëm i civilëve ka mbetur i plagosur.