Murat Tan
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 24 Dhjetor 2016
MOSUL (AA) - Në kuadër të operacionit për shpëtimin e Mosulit, ushtria irakiane ka njoftuar se ka marrë nën kontroll 4 pika në pjesën lindore të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të televizionit shtetëror irakian thuhet se Komandanti i Operacioneve në rajonin Ninova, Abdulemir Reshid Jarullah, ka pohuar se ushtria në kuadër të pjesës së dytë të operacioneve për shpëtimin e Mosulit, kanë arritur të marrin nën kontroll 4 pika të rëndësishme, ku njëra prej tyre është edhe godina e akademisë së policisë në këtë zonë.
Jarullah ka thënë gjithashtu se avionë të ushtrisë irakiane kanë goditur dy godina të përdorura si vendstrehim për terroristët, si rezultat të paktën 23 militantë të DEASH-it janë vrarë.
Ushtria irakiane kishte njoftuar se ishin pezulluar për 4 ditë operacionet në Mosul për tu përgatitur për fazën e dytë të tyre. Operacioni për shpëtimin e Mosulit nisi më 17 tetor.