Ekip
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
VALLETTA (AA) - Pasagjerët e avionit të rrëmbyer libian, i cili më pas u drejtua për në Maltë, lanë ishullin mesdhetar për t'u kthyer në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).
Carmelo Abela, ministri i Punëve të Brendshme të Maltës, tha se pasagjerët të shtunën në mëngjes e lëshuan vendin e tij.
Dy rrëmbyesit libian të premten devijuan avionin gjatë fluturimit të brendshëm në Libi për të kërkuar azil në Evropë dhe për të krijuar një parti të re politike në nder të sundimtarit të vrarë libian Moammar Gadafit, thanë zyrtarët.