Süleyman el-Kubeysi,Zeynep Hilal Karyağdı
11 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
ENBAR (AA) - Ushtria irakiane ka shpëtuar rajonin Xheziretu Hit në afërsi të Enbarit, nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali i operacioneve El-Xhezire Kasim elMuhammedi tha për gazetarin e AA se rajoni Xheziretu Hit është pastruar plotësisht nga militantët e organizatës terroriste DAESH.
Muhammedi ka thënë se rajoni i përbërë nga disa fshatra është shpëtuar në saje të bombardimeve intensive të forcave të koalicionit nga ajri dhe artilerisë së rëndë irakiane. Militantët e DAESH-it janë larguar nga zona si rrjedhojë e këtyre bombardimeve, ka thënë ai.
Gjenerali theksoi si të rëndësishëm marrjen nën kontroll të këtij rajoni pasi sipas tij DAESH hidhte raketa në drejtim të qytete nga kjo zonë dhe përdorej për sulme ndaj civilëve dhe ushtrisë.