Eshat Fırat
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka arrestuar 12 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut të okupuar Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga ushtria izraelite, arrestimi i 12 palestinezëve është realizuar gjatë operacioneve ushtrisë në disa vendbanime të Bregut Perëndimor si dhe në qytetin e Hebronit.
Sipas deklaratës, të arrestuarit akuzohen për "nxitje të akteve terroriste".
Ndryshe, forcat izraelite shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor dhe arrestojnë palestinezë nën akuza të ndryshme.
Në burgjet izraelite aktualisht ndodhen afër shtatë mijë palestinezë, prej të cilëve 300 janë fëmijë.