Hamdi Yıldız
24 Mars 2021•Përditësim: 24 Mars 2021
Ushtria jemenase njoftoi se ka shkatërruar një dron të Huthive në lindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Qendra e Informacionit e lidhur me ushtrinë e Jemenit, thuhet se droni u rrëzua në veri të provincës Hajjah.
Në deklaratë nuk u dha asnjë informacion nëse droni ishte e ngarkuar me eksploziv ose ndonjë informatë në lidhje me qëllimin e dronit të lëshuar.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Huthit e mbështetur nga Irani.