Murat Karadağ
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Lideri legjendar i Kubës, një nga 5 djemtë të një personi me origjinë spanjolle, Fidel Castro, ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
I lindur më 13 gusht 1923 në Mayari, Castro ndoqi studimet para universitare në shkollën katolike në Santiago dhe Havana. Ai përfundoi studimet universitare në degën e Juridikut pranë Universitetit Havana në vitin 1950. Pas diplomimit Castro vazhdoi karrierën e tij si avokat për një kohë të shkurtër dhe më pas në vitin 1952 u bë kandidat për deputet në Parlamentin e Përfaqësuesve për Partinë Popullore të Kubës.
Castro më 26 korrik 1953 bashkë me më shumë se 100 shokë të tij pushtoi një bazë ushtarake në Santiago të quajtur Moncada, për të përmbysur Presidentin e atëhershëm, Fulgencio Batista. Pas përfundimit të pasuksesshëm të tentativës së grushtit të shtetit, ai u arrestua dhe u dënua me 16 vite burg. Pasi bëri 21 muaj burg në ishullin Juventud, Castro u lirua duke përfituar nga amnistia.
Fidel Castro në vitin 1955 duke themeluar një organizatë guerile nisi një luftë të titulluar si Ofensiva e 26 korrikut. Në këtë lëvizje morën pjesë edhe emra të tjerë si, vëllai i tij i cili sot është President në Kubë, Raul Castro dhe revolucionari argjentinas Ernesto Che Guevara.
Pas largimit të Batista-s në drejtim të Republikës Domenike më 31 dhjetor 1958, Castro zbriti në Havana dhe më pas u zgjodh si Kryeministër dhe qëndroi në këtë post në vitet 1959-1976. Ndërsa në vitet 1976-2008 ai ka drejtuar vendin si President.
Një nga reformat më të mëdha të Castro-s ishte ajo agrare. Një nga gurët themelor të ekonomisë së Kubës ishte sheqeri të cilin filloi t'ia shiste Rusisë. Pas këtij zhvillimi SHBA-ja dhe Kuba u larguan politikisht dhe qeverisja e Washington nisi një embargo ekonomike ndaj Kubës.
Me ndihmën e John F. Kenedy nisi një ofensivë kundër Castros në Kubë e emërtuar si Ofensiva e Gjirit të Derrave e cila përfundoi e pasuksesshme. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje, Castro deklaroi publikisht se do të ndjekë politikë socialiste. Deklarata e tij njihet ndryshe si Deklarata e Havanës.
Castro i cili deri në vitin 1968 ndoqi një politikë të pavarur, më pas ndoqi një politikë në drejtim të Bashkimit Sovjetik. Ai mbështeti revolucione në Amerikën Jgore, Qendrore dhe ato në Afrikë.
Për shkak të problemeve shëndetësore, Fidel Castro më 31 korrik 2006 i kaloi përkohësisht ndihmësit të tij postin e Presidentit, Raul Castro. Ndërkohë përmes një deklarate më 19 shkurt 2008, ai deklaroi se ka lënë detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Kubës, të cilën e kryente prej vitit 1976.