Murat Karadağ
26 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar SHBA-në se ka organizuar komplot kundër bashkëshortes së tij Cilia Flores dhe nipërve të tij me hapjen e një hetimi të stisur ndaj tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një lajm të BBC theksohet se Maduro gjatë një fjalimi në një tubim në kryeqytetin e vendit, Caracas ka thënë se SHBA-ja ka ngritur komplot kundër bashkëshortes së tij dhe njëkohësisht nuk ka pranuar akuzat e ngritura për trafik droge ndaj nipërve të tij, Efrain Antonio Campos Flores dhe Franqui Francisco Flores des Freitas.
"Synimi i tyre i vetëm është të sulmojnë zonjën e parë dhe ta përdhosin atë. Unë nuk mendoj se kjo çështje gjyqësore është e rastësishme", thotë ai.