Ekip
17 Korrik 2017•Përditësim: 17 Korrik 2017
KARAKAS (AA) - Opozita në Venezuelë ka deklaruar se mbi 7.1 milionë njerëz iu përgjigjën thirrjes së tyre për referendumin jozyrtar, si një protestë simbolike kundër planeve të presidentit Nicolas Maduro për ndryshimin e Kushtetutës, raporton Anadolu Agency (AA).
Analistët konsiderojnë se ky numër i votuesve është tregues i mbështetjes së madhe që gëzon opozita në mesin e qytetarëve të Venezuelës, si dhe në atë të diasporës.
Megjithatë, numri i votave nuk ka tejkaluar 7.5 milionë, sa kishte fituar Maduro në vitin 2013, për shkak se ata arritën të vendosin vetëm 2000 qendra votimi në referendumin simbolik, të cilën qeveria e Venezuelës e konsideron të paligjshëm.