Dildar Baykan
03 Maj 2017•Përditësim: 03 Maj 2017
KARAKAS (AA) - Administrata amerikane ka reaguar ndaj vendimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro për rishkrimin e kushtetutës, duke njoftuar se po shqyrton sanksione shtesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Michael Fitzpatrick, ndihmës sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit, përmes një telekonference ka theksuar se ndiejnë "shqetësim të thellë" ndaj iniciativës së Maduros për rishkrimin e kushtetutës në mjedisin e krizës politike që po thellohet.
"Presidenti Maduro edhe një herë po përpiqet të ndryshojë rregullat e lojës. Ky veprim i djeshëm i Maduros ka shkaktuar që të merren në konsideratë sanksione shtesë ndaj individëve të caktuar", ka thënë Fitzpatrick.