Lokman İlhan
19 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
BOGOTA (AA) - Në Venezuelë e cila po përballet me krizë ekonomike janë regjistruar më shumë se 180 mijë raste të malaries, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve spanjolle EFE, kryetari i Federatës Mjekësore të Venezuelës (FMV) Douglas Leon Natera, në konferencën për media tha se në mbarë vendin mbi 180 mijë persona janë diagnostifikuar me malaria.
Natera tha se më shumë se 80 përqind të rasteve të malaries janë regjistruar në provincën Bolivar e cila ndodhet në jug të vendit.