Mohamed Sabry Emam Muhammed
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
ERBIL (AA) – Dhjetë ushtarë të Iranit janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët kurd në perëndim të kufirit iranian me Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim për AA, pjesëtari i Partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian, Mohamed Salih, tha se përleshjet mes ushtarëve iranianë dhe militantëve kurd kishin shpërthyer të martën në qytetin Sardasht në perëndim të shtetit.
“Dhjetë ushtarë të Iranit janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një pritë të vendosur nga militantët kurd”, tha Salih.